Ballina Politika Kameleoni i Ilir Metës Ergys Agasi i lidhur me mafiozët e Ramës...

Kameleoni i Ilir Metës Ergys Agasi i lidhur me mafiozët e Ramës dhe Sakos pas emërimeve në administratë do të nis së shpejti edhe reformën në polici

14
0

I plotfuqishmi i PS në Durrës dhe një nga miqtë e ngushtë të Ramës, djali i ish deputetit Bardhyl Agasi, Ergys Agasi, ka nisur punën intensive në administrate, për të pastruar partinë nga socialistët dhe për të thithur sa më shumë rilindësa. Njeriu që në fakt ishte më i urryeri nga Rama, ndërsa ishte pjesë e LSI dhe mik i ngushtë i Kokës, duket se tashmë ka fituar besimin nëpërmjet klaneve mafioze, jo vetëm në Durrës, për të qenë edhe mik i Ramës, madje edhe në emërime të rëndësishme edhe brenda administratës, po aq më shumë edhe brenda partisë.

Edhe pse vjen si një njohës i mirë i LSI në Durrës, Ergys Agasi, mundi të shkëputet nga kthetrat e Ilir Metës, që e promovoi në politikë dhe madje duke përfituar edhe nga lëvizja e Lefter Kokës dhe aq më shumë burgosja e tij, Agasi junior ju bashkangjit partisë së babait të tij, duke nisur një kontribut edhe më të madh  që në fak, i ati, për hir së vërtetës nuk e ka bërë kurrë.  Agasi u fut në skenën politike nga Ilir Meta, duke u emëruar kreu i Inspektoratit të Mjedisit, në kohën kur Ministër i Mjedisit ishte Lefter Koka, por më pas kaloi me Partinë Socialiste, teksa sipas dëshmisë së Ahmetajt, është bërë një njeri shumë i afërt me Ramën.

Ai nisi reformën në administratë sapo u lidh me Ramën, ose më saktë, sapo forcoi pozitat me të nëpërmjet klanëve që ende janë enigma, por që vazhdojnë të marrin leje dhe të jenë njerëzit që komandojnë edhe Sakon.

Kalimi i Ergys Agasit krijoi një përshtjellim në PS e Durrësit duke qenë se ai vinte jo vetëm si njeri I Ilir metës po edhe i lefter Kokës dhe habia e të gjithëve ishte se si mundi të bënte për vete Ramën. Madje kjo lidhje me Ramën u forcua më shumë kur ai doli papritur në videon e publikuar nga RAI 3, ku ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e cilësonte si ndërmjetësuesin e mafias me kryeministrin Edi Rama.

Sot ai është një nga njerëzit më të ngushtë të Ramës dhe jo vetëm bën ligjin në emërime dhe shkarkime drejtorësh, kuptohet edhe nëpërmjet lidhjes që ka me “të forte” që sponsorizohen nga Sako, një arsye kjo që Rama e caktoi menaxheren e lekëve të vjedhura në Durrës nga mafia e ndërtimit dhe rindërtimit si drejtuese politike, por që në fak i hapi rrugë Ergys Agasit, për të qenë ai pas saj si njeriu i besueshëm i Ramës, të cilit i janë besuar edhe zgjedhjet. Fillimisht Ergys Agasi nisi spastrimin në administratë duke larguar drejtorë dhe të tjerë. Ai fillimisht largoi nga puna Plator Mehmetin, një ish burgaxhi që e kishte mbrojtur më parë Ardian Cela dhe PS, duke thënë se nuk kanë vend në radhët e PS njerës të tillë dhe në vend të tij emëroi Gerti Hoxhën, djalin e hallës së tij si Drejtor rajonal i OSHEE-së për Qarkun Durrës. Gjithashtu edhe djali i xhaxhait të tij, Arsen Agasi, është emëruar si shef i AKU për Portin e Durrësit. Gjerat nuk mbarojnë këtu. Kunati i tij, Klesti Cela, është Drejtor i ASHK Tirana Rurale, ndërsa Xheni Beqaj, është emëruar në postin e Drejtorit të Targave dhe Patentave. Gazetarja Kolodiana Lala do ta quante reformën e tij me postulatin: Një Gjush i 339 bie, mijera ngrihen!

Por duket se gjërat nuk mbesin me kaq. Burime për gazetën bulevard kanë thënë se duke qëndruar pranë grupëve kriminale, Ergys Agasi, po përgatit mbrojtjen e tyre edhe duke ndërhyrë në polici për një reformç në kuadër të vetpastrimit të policisë. Burimet shprehen se së shpejti do të ketë rrotacion edhe në policinë e Durrësit dhe kjo në disa nivele duke bërë kështu të mundur që njerëzit e komanduar nga ai të jenë të gatshëm për fushatë, por në fakt më shumë gjasa ka që të jenë të gatshëm për të ushtruar trafiqet, të cilat do të çojnë më pas në ndikimin në rezultatin e zgjedhjeve./gazeta bulevard