Ballina Aktualitet Si po mashtrojnë kryebashkiakja Emirjano Sako dhe deputetja Klodiana Spahiu me fondet...

Si po mashtrojnë kryebashkiakja Emirjano Sako dhe deputetja Klodiana Spahiu me fondet e ABZHR fermerët për t’u marrë votat në zgjedhje

0
4

Afrimi i zgjedhjeve ka nisur edhe një fushatë të turpshme aq më shumë të dy zonjave që qytetarët durrsakë mund edhe t’u kenë dhënë votën. Ajo që gazeta bulevard ka muaj që e ka paralajmëruar tashmë është bërë një fakt, ku dy zonja të pushtetëshme të PS në Durrës, njëra që u gjet zyrave për bashkinë dhe tjetra që u gjet te stacioni, kur e përzuri PD, ndërsa takonte Jozefina Topallin, për të qenë deputete e PD, kanë nisur një fushatë me strukturat e shtetit, me fondet e siguruara jo vetëm nga shteti, me ngazëllimin e ca maskarenjëve, që shfaqen në këto takime, vetëm 30 ditët e fushatës për të propoganduar përkrahjen e shtetit për fermerët.

Në fakt është e turpshem se si dy zonja shkojnë në një njësi administrative për t’a bërë këtë takim, me “palluqe” të ministries, që kur kalonin ambjentëve i thonin fshatarëve se ky është rrush. Në fakt rrushi ishin ata, që i ka shtrydhur aq shumë partia sa kanë ngelur si “variget”.

Më konkretisht, vetëm dy apo tri ditë më parë në njësinë vendore Katundi i Ri, është organizuar një takim me pjesmarrjen e fermerëve të qarkut Durrës. Në njoftim zyrtar thuhet: Zëvendësministrat Dhimitër Kote dhe Arjan Jaupllari bashkë me kryetaren e bashkisë Emiriana Sako, prezantuan Skemën Kombëtare të Investimeve për fermerët e qarkut Durrës, si një mundësi e re për të investuar në ferma dhe akuakulturë, për të rritur aktivitetin prodhues dhe cilësinë e produkteve #MadeinAlbania. Aplikimet janë të hapura deri më 8 nëntor. Për më shumë informacion klikoni në linkun: https://search.app/MZj57jAm5frc34Dz7

Që qeveria ka vendosur një skemë hajdute e provuar prej vitesh dhe madje edhe nga ndërkombëtarët kjo është mëse e qartë, pasi ka hëngër dhe do hajë edhe ca koka të tjera të politikës në administrimin e fondeve.

Ajo që të vjen ndërmend së pari në të gjithë këtë takim është se përse një kryebashkiake duhet të bëhet pjesë e kësaj skeme. Fondet nuk janë të saja. Që takimi është bërë në Katund të Ri, si njësi administrative, dhe kjo është e qartë pasi aty nuk kanë mundur të fitojnë kurrë në 34 vite dhe as që kanë për të fituar.  Që një kryetare bashkie që ngatërronte dardhën me mollën është mëse normale, po nuk është normale të genjesh bashkë me ata idiotët e ABZHR në vendin ku është bërë krim. Nuk po flasim për deputeten se asaj i ka rënë barrë e rëndë, ndërsa thotë se rrushit nuk i bie infark.

Qeveria nëse ka një program të qartë për qytetarët nuk ka pse dërgon atje kryebashkiaken që është sekretare politike e fushatës së PS. Nuk i ka lekët e veta as qeveria dhe as Sako, kjo deputetja i shkon pas se e ka motër politike.  Por ajo që të trishton është se takimi është mbajtur në një vend, ku ka pasur 100 ha vreshtari, ndër më të mirët në Shqipëri, një nga vreshtët që prodhonte rrushin më me cilësi dhe të dyja partitë së bashku e copëzuan këtë kodër, e shkatërruan këtë vresht dhe për 34 vite ata njerëz jo vetëm nuk kanë pasur një mbështetje nga shteti, po i është dashur të përgjojnë si njeri të gjallë vreshtin që po i tretej.

Të dy zëvendësministrat natyrisht që janë politik dhe numërojnë vota ditën e zgjedhjeve nuk e dijnë se dhjetra familje kanë jetuar me atë vresht. Të shkosh te vendi krimit dhe në fakt ata që kanë qeverisur 30 vite, po ama Sako dhe Spahiu me një emër që është bërë si hungërim derri për nga paturpsia që ka abuzuar me fondet është e turpshem. Ata shkuan për fushatë në një nga kodrat më të bukura të vendit që ai që ndërtoi vreshtin, Syrja Hako, kishte mbaruar studimet në Itali. Ata shkuan aty ku kanë mbetur vetëm pesë ha vresht dhe 90 ha është i tharë dhe është kthyer në kohën e Veli bej Jubës.

Kryebashkiakja e cila dallohet më shumë në mirmenaxhimin e betonit në disa projekte po edhe falë kujdesit të ish shefit të saj Vangjush Dako, u foli atyre se qeveria do ti përkrahë me fonde. Po ku do ti përkrahë kjo mashtruese politike, në Jubë që kanë mbetur dhjetë pleq dhe nuk ka asnjë lopë, që ata që mbjellin vreshtë janë në Itali dhe mezi gjejnë puntorë të vjelin rrushin?

Por le të shkojmë më tutje. Takimi, i cili mblodhi rreth 100 njerëz nga i gjithë rrethi, ishte dështimi i kësaj strukture që ka treguar në vite se di vetëm të vjedhë, të grabisë, të bëjë korrupsion qoftë edhe me njerëz që nuk kanë lidhje me bujqësinë.

Dy zëvendësministrat janë kënaqur me takimin. Sako e dytë është kënaqur me performancën e saj, por ata që kanë marrë pjesë në këtë takim, disa prej të cilëve jo vetëm nuk merren me bujqësi, po kënaqen kur shohin në television edhe këta njerëz. Po çfarë la për të dëshiruar takimi që u përcoll me pak rreshta, madje edhe më pak se ai i Dibrës?

Në postimin zyrtar që është bërë pasi është shkruar për një takim të sukseshëm në njësinë administrative Katundi i Ri nuk është përmendur fakti se reaksioni i atyre që kanë folur ka qenë më i madh se propaganda e Sakos, e cila për së vërtetës nuk dallohet për sektorë të tillë.

Fermerët e Shijakut kanë qenë tepër agresivë dhe madje kanë akuzuar haptazi për vjedhje dhe abuzime me fondet të cilat shkojnë sipas preferencave partiake dhe jo atyre që kanë nevojë dhe që prodhojnë. Madje vetë kryebashkiaku i Shijakut pasi ka vlersuar programin ka thënë se duhet bërë më shumë për të qenë më afër fermerit.

Ndërkohë që shumë nga ata që dallohen si fermerë dhe janë të angazhuar me këtë biznes as që janë njoftuar dhe me përjashtim të disa fermerëve, të cilët kanë nisur të ikin, takimi është dukur si një takim elektoral ku Sako dhe Spahiu kanë thënë se do të ketë më shumë lopë, po edhe më shumë pleq që ti bëjnë shërbim, se të rinjtë kanë ikur.

Nëse do të kishte një transparencë për programin në fjalë, as që duhet të merrte pjesë kryetarja e bashkisë ose nëse ajo është pjesë e skemës duhet të mbajë përgjegjësi si mashtruese për lekët që janë vjedhur nëpërmjet këtij programi. Në djeni të gazetës Bulevard, janë me qindra ata që aplikojnë, por janë me pikatore ata që përfitojnë. Kjo për një shkak të thjeshtë pasi kjo strukturë nuk i shërben fermerëve, po thjeshtë atyre që i japin 20 përqindshin për fondin që marrin. Kjo i penalizon të gjithë më pas. Një nga fermerët pjesmarrës në këtë takim i tha bulevard se është e turpshme kur aplikon dhe që nga aplikimi ne mësojmë se nuk përfitojmë asgjë.

Pas pak ditësh mësojmë se paska edhe dhi edhe dhenë edhe lopë që qenkan financuar në zonën tonë. Se ku janë nuk i dijmë, po dijmë se ata janë të 20 përqindëshit.

Por ka edhe një gjë të fundit në këtë mashtrim elektoral që drejtohet nga dy zonja Sako dhe Spahiu. Të dyja kanë postuar linkun se ku mund të marrësh më shumë informacion. Shpresoj ta kenë bllokuar për ne jo për fermerët që nuk kanë kompjuter në shtëpi. /gazeta bulevard