Ballina Kronika Skandali “Tire”/ Prokuroria jep pretencën për infermieret dhe sanitaret e akuzuara

Skandali “Tire”/ Prokuroria jep pretencën për infermieret dhe sanitaret e akuzuara

11
0

Prokuroria e Tiranës ka relatuar konkluzionet përfundimtare për skandalin “Tire” gjatë kohës së pandemisë së COVID-19. Organi i akuzës ka kërkuar dënimin e Tire Alldervishit me 7 vite burgim për veprën penale të “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe që ka sjellë pasoja të rënda.

Nga 6 vite burg, prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar për infermieret Sheqerije Koçi, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj. Ato akuzohen për “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Shpërdorim detyre”.

Prokuroria kërkoi 6 vite burg edhe për sanitaren tjetër, Rukije Hoxhaj. Skandali “Tire” u publikua për herë të parë në një emision investigativ, dhe nëpërmjet video-përgjimeve u zbulua se ajo, duke u prezantuar si infermiere, mashtronte familjarët e pacientëve që ishin të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, merrte para në këmbim të shërbimit. Po ashtu, Tire u filmua nga një vajzë, të cilës arriti t’i zhvaste rreth 8 milionë lekë, duke i premtuar se do kujdesej për nënën e saj që ishte me COVID-19.

Por pacientja ndërroi jetë. Procesi gjyqësor është zhvilluar me gjykim të zakonshëm, prandaj ka zgjatur në kohë.