Ballina Sport Trajneri i Argjentinës zgjedh të preferuarin për “Topin e Artë”

Trajneri i Argjentinës zgjedh të preferuarin për “Topin e Artë”

0
10

Përzgjedhësi i Argjentinës në futboll, Lionel Scaloni, ka kërkuar që “Topi i Artë” t’i ndahet sulmuesit të Interit Lautaro Martinez.

Sipas Scalonit, çmimi kryesor individual i takon Martinezit për sezonin e mirë që e kaloi me Interin dhe Argjentinën.

“Lautaro Martnnez e meriton Topin e Artë më shumë se kushdo tjetër. Ai ka pasur një vit shumë të mirë. Shënoi në finale, ishte golashënuesi më i mirë i Kupës së Amerikës dhe e meriton më shumë se kushdo tjetër.

Shpresoj se do t’i takoj atij ky çmim.

Ai është një djalë që e vlerësoj shumë dhe shpresoj që ta ketë këtë mundësi, i cili nëse jo tani, do të vijë më vonë sepse ai ka ende një të ardhme të madhe përpara”, ka thënë Scaloni, shkruan të martën “Bein Sports”..