Ballina Slider Xhaxhi militanti tregon financimin e ABZHR. Emirjana bën foto me dhi dhe...

Xhaxhi militanti tregon financimin e ABZHR. Emirjana bën foto me dhi dhe premton më shumë dele

0
5

Xhaxhi militanti ka ardhur në redaksi i revoltuar dhe ka thënë se ABZHR e qeverisë nuk është gjë tjetër vetëm se Agjensia e Bujqëve të Zhubrosur Rajonal. Gazetarja e bujqësisë i ka thënë se ky term nuk egziston dhe i ka shpjeguar se çfarë është ABZHR-ja.

-O xhaxhi militant është strukturë financuese për bujqësinë, për blegtorët, bujqërit, për vreshtarët, për….

-Moj debile se nuk të kam thënë ndonjëherë kështu. Ashtu do të thotë në letrat e qeverisë ajo dhe te     ata që marrin para, po jo te unë që isha atje dhe pashë me sytë e mi çfarë ndodhte. E di ti moj se çfarë tha kryetarka, e moj Ani a Ana, si e ka ajo se Ani e ka dhe ai tjetri. Në kulmin e takimit kur të gjithë po prisnin se çfarë do t’u jepte kjo “arrbzh” juaj ajo mori fjalën dhe deklaroi me ftohtësinë më të madhe:

-Fshatarë fermerë dhe socialistë të PS…më falni se ka edhe të PD këtu. Ndoshta ka edhe nga partitë e vogla, po ama të gjithë fshatarë jeni dhe të gjithë do të votoni dhe ndaj ne kemi ardhur sot këtu, që vota juaj të jetë e besuar, e drejtë, e vlefshme si ajo e diasporës…Po se harrova, vota juaj, më falni, rrushi juaj ne duam që të jetë tamam rrush dhe këta shokët e ministrisë dhe ajo shoqa atje anash, prandaj ka ardhur, që t’u rrisim rrushin, kallirin e misrit, se grurë nuk mbillkat ju. Ne jemi këtu që kastraveci të bëhet kaq…-tha ajo duke treguar dorën dhe duke vazhduar se – për aq kemi nevojë se për aq na duhet që ta hajmë vetë dhe ta dërgojmë edhe në BE. Ne duam që patllixhani a si i thoni ju të bëhet si “mzat Jube”, i zi, i mbushur dhe që kur t’a mbushim të na mbushë të gjithëve….

-T’ëmën tha një nga fshatarët. Kjo duket se ka ardhur të na q….

Do ti e dëgjoji ajo dhe ju kthye keq.

-Jo xhaxha jo…se ne jemi parti që po ju çojmë në evropë! Sa e ke rrushin tashti?

-Tashti kam pjerdhur jam 72 vjeç, po në kohë të PD e kisha mashalla

-Prapë mashalla do ta kthejmë se jemi parti evropiane ne. Se nuk do të bëhet fjalë më, që rrushi, kastraveci, patllaxhani, speci të jenë nën parametrat e BE

-Po domatja? – u hodh një fshatar

-Domatja le të jetë sa më e vogël se është më e shijshme. Po më dëgjoni me vëmendje. Nuk ecën bujqësia me premtime bosh. As edhe me beton. Bimët bujqësore duhet të mbillen në tokë dhe ne si pushtet, si qeveri, si parti, kësaj po i mëshojmë më shumë, më mirë në tokë se në beton. E kemi provuar të mbjellim kumbulla në beton, po as kokrra nuk na bëjnë vetëm gjethe…prandaj ju duhet të luftoni fortë që zarzavatet, grurin, misrin ti mbillni në tokë. Çdo propogandë tjetër që ju thotë për beton është kundra jush dhe mos harroni që ne ju kemi të gjithëve njësoj.

Ju për mua si kryetare, që kam shkuar në SPAK vetëm tri herë dhe ju e kuptoni çfarë do të thotë kjo se me tri herë i kam bindur ata dhe nuk kam shkuar nga dhjetë herë si të tjerët, jeni të gjithë socialist. Do ta haja me qejfë një kastravec demokrat po aq sa një patllixhan socialist, se fundja është gatuar nga duart tuaja, nga ajo që ju i keni shërbyer për t’a rritur. Tani do ju tregoj një histori të vërtetë se çfarë kemi bërë ne për ju në këta vite. Është hera e parë që e tregojë dhe më tha vetë Edi ka ardhur koha t’ua tregosh tashti se çfarë di të thuash dhe ja ku po ua them atë që do tu them. Më erdhën dy socialistë nga zona juaj. Nuk po ua them emrat se mund ti kemi komisionerë të dy dhe më kërkuan të ndërhyra te ABZHR për fonde. Ishin zgjedhjet e para të mijat, se herën e parë më emëruan, e dini vetë ju se nuk ka lezet se nuk është as Gjushi këtu. Pastaj i futa të dy në zyrë dhe i dëgjova me vëmendje. I pari më tha se donte të bënte një serë të madhe, po shumë të madhe me shumë ashtu kastraveca… dhe më tha se po ti nxirrja një fond ai do më siguronte 100 vota. Po unë e shkreta e kisha për herë të parë dhe 100 vota më dukeshin pak. Nuk i rashë në sy dhe dëgjova këtë tjetrin. Ai kishte një ide orgjinale të veçantë se duhet edhe kjo në bujqësi, që të keni ide të veçanta. Ai do të merrte 500 dhi hollandeze dhe nja 20 cjepër. Kam dhi e votë më tha. Ke cjept kokën tande të sigurtë. Unë e kuptoni ju se nuk kisha shumë njohuri atëherë e kuptova vonë pse duheshin cjepërit…po nejse tani i kam më të qarta gjërat se mi zbardhi PS, mi zbardhi vetë shoku Edi, Kali i Elisës…Skënderbeu me një fjalë. Ja mbajta të dyve emrin shënim dhe shkova te këto shokët, madje te ajo vajza që rrin e ndrojtur. I thashë se kisha dy oferta për fushatë, njëra që më jepte 100 vota dhe donte dyqind mije euro dhe tjetra qe me jepte 500 vota dhe se donte 1 milion euro. Ajo u habit në fillim dhe më tha se çfarë dyshimi paske pasur.

-Çfarë do të fitosh ti me 100 vota dhe ne me 200 mije euro. Ke një million euro fitojmë të gjithë. Ti merr 500 vota më tha, ndërsa ne marrim 20 përqindëshin. Ka lezet. Nejse për të mos u zgjatur u miratua ajo e dhive me cjepër që do të vinin nga Hollanda. Doni ju që pas dy muajësh erdhi një ekip nga fondacioni që kishte dhënë lekët dhe më thanë se duhet të shkonim të vizitonim dhitë dhe cjepërit.

Në fakt u nisa gjithë qejfë se edhe me vonë pashë dhi dhe cjepër se kështu nga fytyra nuk kishin ndonjë ndryshim po si të gjithë meshkujt aman, cjeprit ishin të parruar. Kur shkuam te kompleksi na doli roja përpara. I thamë se kishim ardhë të shihnim rezultatet e financimit për mbarshtimin e dhive.

-Oj Zonja këtu është bo me dhi më te unë, po nuk kam ku shkoj.

-Po dhitë ku janë?

-Po ku ka pas nëj herë dhi këtu moj zonja.

-Po s’ka fare fare dhi këtu?

-Ai që ka serën përballë ka nja dhjetë copë…ka dhe derra, edhe pata edhe rosa se pula po se po…

-Po këtu nuk ka asnjë kafshë?

-Jo jo…edhe qenin që kisha më ka ngordh para një jave…unë jam e vetmja kafshë, po djathë e gjizë ka me u dhje m’te.

-Po si e bojnë pa dhi…se jam kurioze

-Me thasë niseshteje…I dhjesin m’te!