Ballina Politika Do dërgojnë “mosbindjen civile” para Parlamentit Europian/ Nga Noka e Bardhi, te...

Do dërgojnë “mosbindjen civile” para Parlamentit Europian/ Nga Noka e Bardhi, te Korreshi, Paloka dhe Tabaku. Zbardhet lista

9
0

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka siguruar listën e deputetëve që kanë konfirmuar se do të shkojnë në protestën e 23 tetorit para parlamentit europian në Strasburg, që ka lajmëruar më herët Partia Demokratike:

1. Edmond Spaho
2. Gazment Bardhi
3. Lefter Gështenja
4. Helidon Bushati
5. Ramadan Likaj
6. Flamur Hoxha
7. Flamur Noka
8. Edi Paloka
9. Agron Gjekmarkaj
10. Jorida Tabaku
11. Albana Vokshi
12. Oerd Bylykbashi
13. Asllan Dogjani
14. Isuf Çela
15. Dhurata Çupi
16. Elda Hoti
17. Qani Xhafa
18. Lindita Metaliaj
19. Xhelal Mziu
20. Kasem Mahmutaj
21. Kastriot Piroli
22. Ilda Dhori
23. Bledion Nallbati
24. ⁠Saimir Korreshi
25. Petrit Doda
26. ⁠Zheni Gjergji

(Lista ende e hapur)

Kjo lëvizje e Partisë Demokratike vjen pas skenarëve të kaosit në Kuvend dhe protestës së dhunshme të 7 tetorit, aksione që u ndërmorën nga PD fill pas dënimit të Ervin Salinajit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’.

Deputetët opozitarë kërkojnë sensibilizim për kauzat e tyre, përjashtimet nga Kuvendi pas skenarëve të kaosit, kërkesa për qeveri teknike, apo edhe dënimi i Salianjit dhe masa e sigurisë dhënë për Sali Berishën, të cilat i konsiderojnë të padrejta.