Ballina Sport Faza 1/32 e Kupës së Shqipërisë përfundon, përcaktohen çiftet e fazës 1/16

Faza 1/32 e Kupës së Shqipërisë përfundon, përcaktohen çiftet e fazës 1/16

10
0

Kanë përfunduar ndeshjet e fazës 1/32 të Kupës së Shqipërisë.
Në këtë raund merrnin pjesë 2 ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të “Abissnet Superiore” në Sezonin 2023-2024 si dhe 12 ekipet pjesëmarrëse në kampionatin e Kategorisë së Parë në Sezonin 2023-2024, 16 ekipet e renditura në tetë vendet e para të Kategorisë së Dytë të grupeve A dhe B në sezonin 2023-2024, si dhe dy ekipet e kualifikuara nga turi para-eleminator.

Nga kjo fazë u kualifikuan më tej AF Elbasani, Apolonia, Besa, Burreli, Bylis, Erezeni, Flamurtari, Kastrioti, Valbona, Korabi, Kukësi, Oriku, Luzi 2008, Pogradeci, Iliria dhe Vora.
Gjithashtu, janë përcaktuar takimet e fazës 1/16: Erzeni-Valbona, AF Elbasani-Iliria, Flamurtari-Besa, Apolonia-Burreli, Kukësi-Pogradeci, Bylis-Luzi i Vogël 2008, Vora-Oriku dhe Korabi-Kastrioti. /FSHF
Më poshtë rezultatet e ndeshjeve të fazës 1/32 të Kupës së Shqipërisë dhe çiftet e fazës 1/16-të:

Kupa e Shqipërisë – Faza 1/32

Erzeni-Naftëtari 1-0
Valbona-Besëlidhja 1-0
AF Elbasani-Turbina 4-0
Tomori-Iliria 1-2
Flamurtari-Devolli 15-1
Besa-Tërbuni 4-3

Apolonia-Këlcyra 3-0
Burreli-Sopoti 4-0
Kukësi-Albanët 6-0
Pogradeci-AF Luftëtari 2-0
Bylis-Adriatiku 2012 5-1

Luz i Vogël 2008-Shkumbini 5-0
FK Vora-Gramshi 6-1
Lushnja-Oriku 0-1
Korabi-Veleçiku 5-2
Kastrioti-Butrinti 3-1
Kupa e Shqipëri – Faza 1/16

Erzeni-Valbona
Elbasani-Iliria
Flamurtari-Besa
Apolonia-Burreli
Kukësi-Pogradeci
Bylis-Luzi i Vogël 2008
Vora-Oriku
Korabi-Kastrioti