Një nxënës i gjimnazit ‘Frang Bardhi’ në Mitrovicë është plagosur me thikë. Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas tij, lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës se mitur.
Njoftimi i plotë:
“Sot, rreth orës 09:45, është raportuar për një person të lënduar. Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në sheshin Skenderbeu në Mitrovicë, ku pas një përleshje i lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull i moshës se mitur. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës se mitur. Njësitet përkatëse po vazhdojnë me rrjedhën e hetimeve”, thotë Zahiti për KosovaPress.
Mësohet se i lënduari është dërguar në emergjencën e spitalit, ndërsa motivi i kësaj ngjarje nuk dihet.