Ballina Politika “Kërkesa për qeveri teknike”, PD zbardh vizitën e diplomates britanike në selinë...

“Kërkesa për qeveri teknike”, PD zbardh vizitën e diplomates britanike në selinë blu

11
0

Partia Demokratike ka zbardhur takimin e diplomates britanike Shakira Birtwhistle me drejtuesen e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë Ilda Zhulali dhe drejtuesin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti në selinë blu.

“Në takim u diskutua situata politike, ku përfaqësuesit e PD i përcollën qëndrimet mbi domosdoshmërinë për qeveri kujdestare me synim sigurimin e standardeve minimale për zgjedhjet e vitit 2025. Kjo skemë e përdorur me sukses në Maqedoninë e Veriut mund dhe duhet të zbatohet në Shqipëri, si garanci minimale për zgjedhje garuese. Kjo përputhet dhe me dy rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR që kërkojnë marrjen e masave për keqpërdorimin e burimeve shtetërore si armë për tjetërsimin e votës dhe shitblerjen masive të votës përmes fondeve publike.

Përfaqësuesit e PD e informuam diplomaten britanike për sulmin politik të qeverisë ndaj opozitës, përmes burgosjes politike të Kryetarit të opozitës, Sali Berisha, nënkryetarit të Grupit Parlamentar, Ervin Salianji, anëtarit të Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi, dhe kërcënimit publik drejtuar kryetarit të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi”, bëhet me dije në njoftimin e PD.