Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e gjeneralit Mike Jackson, në moshën 80-vjeçare.
Ai thotë se jeta e gjeneralit Mike Jackson, ishte një jetë e përkushtuar prej ushtaraku, ashtu siç sugjeron edhe vetë ai te libri autobiografik i tij, i titulluar thjesht “Ushtar”.
Me anë të një postimi në Facebook, shefi i qeverisë më tutje tregon se Jackson nuk ishte i pranishëm në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës për shkak të shëndetit dhe se ai vdiq dje nga kanceri në prostatë.