Ballina Sport Manchester United pagoi çmimin më të lartë

Manchester United pagoi çmimin më të lartë

7
0

Manchester United pagoi çmimin më të lartë në Premier League për lëndimet e lojtarëve sezonin e kaluar.

Ky është përfundimi i një raporti të përpiluar nga grupi ndërkombëtar i sigurimeve, Howden.

Sipas të dhënave nga Indeksi i dëmtimeve të futbollit europian për meshkuj, kostoja e dëmtimit të United u llogarit në 39.81 milionë stërlina. Kostoja llogaritet duke shumëzuar pagën bazë ditore të lojtarit të dëmtuar me numrin e ditëve që ata ishin të padisponueshëm për shkak të dëmtimit.

Trajneri Erik ten Hag është ankuar shpesh për listën e gjatë të dëmtimeve të skuadrës së tij ndërsa sezoni përparonte. Raporti zbuloi se ekipi i “djajve të kuq” pësoi 75 raste dëmtimi gjatë sezonit, i dyti pas Newcastle me 76 raste dëmtimi.

Chelsea kishte koston mesatare më të lartë pr dëmtim, 540,000 stërlina për dëmtim si dhe koston e dytë më të lartë të përgjithshme, me 30.22 milion stërlina. Kampionët Manchester City patën 57 lëndime, me një kosto prej 27 milionë stërlinash.

Premier League përbënte 44% të kostove të dëmtimeve në pesë ligat më të mëdha europiane, kryesisht për shkak se klubet e saj paguajnë pagat më të mëdha. Fatura e dëmtimeve të Premier ishte 318.8 milionë euro (265.8 milionë stërlina).