Ballina Politika Projektligji për Shkencën, Zhupa: Këshilli Shkencor nën drejtimin e ‘kryeshkencëtarit’ Rama, centralizim...

Projektligji për Shkencën, Zhupa: Këshilli Shkencor nën drejtimin e ‘kryeshkencëtarit’ Rama, centralizim politik

5
0

Qeverisja Rama së fundi synon ta fusë kërkimin shkencor në një kornizë të re ligjore dhe të zgjerojë subjektet që mund të kryejnë kërkimin shkencor përmes një projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor”.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e ftuar në një intervistë televizive, tha se ligji jo vetëm që shkel Kushtetutën duke na larguar nga direktivat e BE-së për lirinë akademike, por nënkupton centralizim dhe kontroll politik në kërkimet shkencore.

“Qëndrimi jonë është në përputhje me qëndrimin e rektorëve. Ligji është një ligj që realisht nuk ekziston në asnjë vend të botës demokratike, ligj që na largon nga standardet dhe direktivat e BE-së, për lirinë dhe autonominë akademike dhe kërkimin shkencor. Është një ligj që shkel Kushtetutën.

Ky ligj sjell centralizimin dhe kontrollin politik të kontrollit shkencor nga qeverisja, sot nga ajo pse nesër nga kushdo qoftë. Normë që nuk është parë as në vendet komuniste, të centralizuara, sepse kërkimi shkencor duhet të behet përtej politikës në institucionet e arsimit.”

Zhupa ka kritika edhe për krijimin e Këshillit Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor i cili së bashku me ministrinë përgjegjëse për shkencën nën drejtimin e “kryeshkencëtarit” Rama, do të hartojnë politikat e reja dhe fushat prioritare të kërkimit shkencor për të gjitha institucionet.

 “Krijohet një Këshill shkencor, që drejtohet nga Edi Rama, kryeshkencëtari i Shqipërisë dhe ka në përbërje 7 ministra të tij, edhe këta shkencëtar, pesë drejtoi të agjensive të Edi Ramës dhe nga 19 veta, që ka Këshilli Shkencor, që do merret me përcaktimin e fushave të shkencës, elemente që lidhet për nevojat e kërkimit shkencor, vetëm tre janë nga Universitet, para ata janë në minorancë në krahasim me politikën.

Neni tjetër akoma më skandaloz është se Ministria vlerëson punë shkencore as në kohën e komunizmit nuk vlerësohet puna shkencore as nga Enver Hoxha as nga Mehmet Shehu, por ajo kishte jetën e vet sado të indoktrinuar. Ky ligj e bën financimin e shkencës së monopolizuar sipas preferencave politike dhe partiake.”