Ballina Politika Rama: Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim...

Rama: Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar

6
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas hapjes së grupkapitullit të parë të negociatave me Bashkimin Europian.

Ndërsa thotë se e marta e 15 tetorit ishte një ditë e paharrueshme për Shqipërinë.

Postimi i plotë

“Mirëmëngjesi dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”, shkruan Rama.