E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn ka zhvilluar një vizitë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). VonHorn ka qëndruar për rreth 1 orë në SPAK, ku ka takuar drejtuesin Altin Dumani dhe prokurorët.
Vizita e VanHorn vjen vetëm pak minuta nga padia penale e Partisë Demokratike ndaj kryetares së Kuvendit, ministrit të Brendshëm dhe krerëve të policisë dhe Gardës për dhunën e ushtruar ndaj tyre ditën e sotme në territorin e Kuvendit.