Ballina Kronika Ishte zhdukur një ditë më parë, gjendet pa shenja jete 77-vjeçarja në...

Ishte zhdukur një ditë më parë, gjendet pa shenja jete 77-vjeçarja në Shkodër

27
0

Policia në Shkodër njofton se një grua 77-vjeçare është gjendur pa shenja jete në një ullishte.

Mësohet se e moshuara ishte raportuar e zhdukur një ditë më parë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

“Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në fshatin “Drisht”, është gjetur e pajetë dhe pa shënja dhune,  në një ullishte shtetasja V. Sh., 77 vjeçe.

Kjo shtetase ishte larguar ditën e djeshme nga banesa.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.