Ballina Rajoni Përleshje e dhunshme në burgun e Domokos, grupi shqiptar sherr me disa...

Përleshje e dhunshme në burgun e Domokos, grupi shqiptar sherr me disa të dënuar pakistanezë

23
0

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur në burgun e Domokos në Greqi mbrëmjen e së mërkures, duke shkaktuar transferimin e shtatë të burgosurve në spitalin e Lamisë për ndihmë mjekësore. Dy prej tyre mbeten të shtruar për trajtim të specializuar.

Ngjarja ndodhi në një krah të Qendrës së Paraburgimit, ku ishin të përfshirë të burgosurit e huaj, përfshirë shqiptarë dhe pakistanezë. Një 32-vjeçar pakistanez është raportuar se ka pësuar plagë të rënda, duke përfshirë lëndime në trup dhe në kokë, si dhe një goditje me thikë në bark.

Gjashtë të burgosurit e tjerë që u dërguan në Spitalin e Lamisë kishin lëndime të dukshme, përfshirë të nxira në pjesë të ndryshme të trupit dhe shenja lëndimesh nga objekte të mprehta.

Pas incidentit, autoritetet kanë njoftuar Prokurorinë kompetente të Lamisë, e cila ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të marrë masat përkatëse.