Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka konfirmuar vdekjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar. Ai e bëri këtë njoftim në një mesazh drejtuar homologëve të tij në mbarë botën, duke theksuar se Sinwar u vra nga ushtarët izraelitë të enjten.
Katz e përshkruan Sinwar si një “vrasës masiv”, duke e akuzuar atë për përfshirje në masakrën dhe mizoritë që ndodhën më 7 tetor. Ai thekson se vrasja e tij është një arritje e rëndësishme ushtarake dhe morale për Izraelin, duke e cilësuar atë si një fitore për të gjithë botën e lirë kundër ekstremizmit islamik të udhëhequr nga Irani.
Ministri i Jashtëm izraeli theksoi se ky akt vrasjeje krijon një mundësi për shpëtimin e pengjeve të mbetur dhe për një Gaza të lirë nga Hamasi dhe ndikimi iranian. Ai gjithashtu kërkoi mbështetje dhe ndihmë ndërkombëtare për të realizuar këto synime strategjike.
Në përfundim, Katz apeloi për një bashkëpunim më të ngushtë në luftën kundër terrorizmit dhe për të siguruar një të ardhme më të sigurt për Izraelin dhe rajonin.