Ballina Sport Barcelona, viktimë e një mashtrimi të madh financiar pas firmës me Levandovskin

Barcelona, viktimë e një mashtrimi të madh financiar pas firmës me Levandovskin

12
0

Mashtrimet janë rendi i ditës. Në të gjitha fushat dhe në të gjitha platformat.

Edhe Barça nuk e ka të panjohur as mashtrimin. Në fakt, klubi blaugrana ka pësoi një “gol”, të rëndësishëm, në nënshkrimin e Robert Lewandowskit.

Siç është raportuar të enjte në programi “Què t’hi jugues”, Barcelona transferoi një milion euro nga komisioni për afrimin e sulmuesit polak, në verën e vitit 2022, te një mashtrues i dyshuar i cili pozonte si Pini Zahavi, që është agjenti i sulmuesit. Më 29 korrik, disa drejtorë të klubit morën një email, nga një adresë që mbante emrin e Pini Zahavit, ku u kërkohej të paguanin një milion euro, një pjesë e komisionit përkatës për nënshkrimin e sulmuesit. Atyre iu kërkua ta depozitonin atë shumë në një numër llogarie të Bankës së Qipros dhe në një llogari që nuk kishte lidhje me përfaqësuesin: kishte emrin e Mikael Gerardus Hermanus Demon, i referuar si avokat.

Barça e depozitoi atë shumë, por departamenti i pajtueshmërisë së institucionit financiar e bllokoi transferimin sepse u konsiderua “me rrezik të lartë”, pasi nuk kishte ndodhur më parë asnjë lëvizje në atë llogari dhe as nuk ishte e mundur të provohej një dokument i vlefshëm që justifikonte transferimin e përmendur. Personi i paraqitur si Zahavi po dërgonte e-mail-e në të cilat kërcënonte se do të raportonte Barçën në UEFA dhe do të bllokonte regjistrimin e Levandovskit nëse nuk paguhej milioni i eurove.

Gjithashtu, ai u shkroi edhe drejtorëve të Bankës së Qipros për të bërë presion që transferimi të miratohej. Institucioni financiar nuk e pranoi presionin dhe llogaria u mbyll në tetor 2022. Sipas programit “Què t’hi jugues”, Barcelona pranon se ishte viktimë e një tentative mashtrimi, por siguron se paratë u gjetën.

Për më tepër, Barça pranon se në vitin 2023 kanë marrë edhe dy e-mail-e të tjera ku kërkonin nga 250,000 euro. Klubi katalanas e solli rastin në vëmendjen e “Mossos d’Esquadra” (policia e Barcelonës) dhe, bazuar në atë incident, përforcoi protokollet e veta të sigurisë dhe transferimeve financiare.