Ballina Politika Bardhi nuk i ndahet Ballukut, nxjerr intervistën e vartësit të saj: SPAK...

Bardhi nuk i ndahet Ballukut, nxjerr intervistën e vartësit të saj: SPAK ta marrë si provë, mbi 88 mijë euro të grabitura në 8 orë

19
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka publikuar një intervistë të drejtorit të OSHEE-së, që sipas tij duhet të administrohet si provë nga SPAK.

Grupi Parlamentar i PD-së paditi sot në SPAK, ministren e Energjisë, Belinda Balluku duke e akuzuar se vetëm për 1 vit grabiti rreth 180 milionë euro me shitjen e energjisë.

Sipas Bardhit, Ministrja Balluku ka nxjerrë sot drejtorin e OSHEE-së ‘për të ç’orientuar opinionin në lidhje me grabitjet që janë bërë prej saj me energjinë elektrike’.

“Ky zotëria që ka folur nuk ka lidhje direkte me transaksionet e shit-blerjes së energjisë. Ata që kanë heshtin! Megjithatë, vartësi i Belinda Ballukut sot ka dhënë një dëshmi të cilën i kërkoj SPAK-ut ta administrojë, sepse ai deklaron se në bursë bëhen vetëm blerje afatshkurtra!”, shkruan Gazment Bardhi.

Reagimi i Bardhit

Ministrja Balluku ka nxjerrë sot drejtorin e OSHEE-së për të ç’orientuar opinionin në lidhje me grabitjet që janë bërë prej saj me energjinë elektrike. Ky zotëria që ka folur nuk ka lidhje direkte me transaksionet e shit-blerjes së energjisë. Ata që kanë heshtin!

Megjithatë, vartësi i Belinda Ballukut sot ka dhënë një dëshmi të cilën i kërkoj SPAK-ut ta administrojë, sepse ai deklaron se në bursë bëhen vetëm blerje afatshkurtra!

Ja ku po i jap një provë se si në blerjen e natës së vitit të ri, është blerë jashtë bursës për 8 orë 2000 Mëh energji dhe grabitja vetëm për këto 8 orë rezulton të jetë 88 mijë e 960 euro.
SPAK i ka të gjitha dokumentet dhe operacionet korruptive lidhur me këtë aferë. Janë kapur me presh në dorë si hajdutë ordinerë dhe nuk manipulojnë dot askënd me gënjeshtra!