Elisaveta Dimitrova Belobradova në një intervistë të dhënë për mediat gjatë vizitës së saj në Pustec ka dhënë deklaratën e fortë se kjo zonë minoritare është me shumicë bullgare e jo maqedonase
Deputetja e partisë “Yes Bulgaria” ka shtuar se qeveria bullgare dhe vet institucionet duhet të bëjnë me tepër për këtë zonë dhe minoritetin bullgar
Po vini shpesh në Pustec, edhe qeveria bullgare, fondacionet. Përse?
“Në fakt nuk mendoj kështu, ne kemi shumë për të bërë dhe punuar në zonën minoritare bullgare të Shqipërisë. Nuk mendoj se vijmë shpesh në Shqipëri e nuk mendoj se vijmë shpesh në pjesët bullgare ku jetojne minoritare bullgare”
Pusteci është minoritet bullgar apo maqedonas?
“Unë mendoj se këtu jetojnë bullgarë por nuk jam këtu për të hapur probleme. Mendoj se njerëzit në vetvete e kanë shprehur dhe e thonë qe janë maqedonas apo bullgare”
Duket se ju po bëni investime për komunitetin këtu. Po kërkoni për bullgarët? Cens 2023 tregoi një numër të madh bullgar në Shqipëri
“Ajo që po bëjmë është se po ndihmojmë njerzit. Nuk po bëjme mjaftueshëm. Duhet të ndihmojmë me tepër lidhur me edukimin, gjuhën bullgare dhe jam këtu për të folur me ta dhe kuptuar çfarë kanë nevojë, për të parë mundësi për ta”Pyetje-Më shumë se 1000 persona banorë të Pustecit janë në proces të marrjes së pasaportës bullgare.
Kemi shumë njerëz që duan pasaportën bullgare, është normale, jemi vend në BE por se shpejti ju do të jeni pjesë e saj. Ata me origjinë bullgare duhet ta përfitojnë ate pasaportë”
Parti maqedonase u kanë akuzuar se po e përdorni pasaportën si një mjet për të tërhequr njerëzit ” në gjirin tuaj “. A keni një koment për këtë?
“Nuk komentoj deklaratat e partive maqedonase, janë akuza që bëhen për konsum të brendshëm, i bën njerëzit të mërzitur, të të urrejnë, gjithçka për zgjedhje. Kjo është lojë e njohur politike. Por nuk dua të komentoj me tepër”.