Ballina Politika ‘Shëndetësia’, Meta: Komisioni Hetimor është marrë peng nga qeveria, vjedhje të frikshme...

‘Shëndetësia’, Meta: Komisioni Hetimor është marrë peng nga qeveria, vjedhje të frikshme dhe kriminale

5
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, doli sot në një konferencë për mediat, nga ku foli për ekonominë e varfëruar të Shqipërisë dhe politikbërjen në vendin tonë.

Meta tha se shëndetësia është një nga sektorët më të korruptuar dhe se për pasojë kjo rëndon xhepin e qytetarëve.

Kreu i PL tha ndër të tjera se Komisionet e Shëndetësisë janë marrë peng nga qeverisa dhe se hetimet që po bëhen janë thjesht alibi për “Rilindjen” e Ramës.

Ilir Meta: Nuk ka ngel gjë pa u marr peng, një nga premtimet më kriminale dhe mashtruse të rilindjes dhe Ramës është që shëndetësia është falas…të gjithë e dinë se ç’kosto marramendëse paguajnë shqiptarët …ua rriti 4 mijë lek pensionin, por nga ana tjetër i ka hequr nga lista ilaçe të rimbursueshme…ky komision hetimor nuk ka si të mos merret peng…vjedhjet për sa i takon sterilizimit dhe PPP të tjera janë të frikshme…hetimet janë thjesht alibi,, ritmet e korrupsionit marramendëse dhe kriminale sepse kushtojnë jetë njerëzish, mjafton të kujtojmë kohën e Covidit.