Paulo Fonseca tregon muskujt në prag të ndeshjes mes Udinesen në “San Siro”.
Në konferencën për shtypin për këtë takim, portugezi u shpreh me mllef:
“Unë nuk flas për lidershipin tim, nuk jam aktor. Atë që e them, e them brenda dhomave të zhveshjes, ballë për ballë.
Nëse kemi ndonjë problem, nuk më plas fare për emrin e futbollistit, përballem drejtpërdrejt me ekipin ose lojtarët që kanë bërë gabim.”
Për situata absurde të penalltive në Firence:
“Për mua, asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se skuadra. Duhet të marrësh përgjegjësi kur bën gabime.
Dhe nëse dikush gabon në këtë frymë ekipi, është e vështirë për mua. Le të shohim se çfarë do të jetë si nesër”.
Ana psikologjike: “Dita e parë shkoi mirë, sepse nuk takova njeri, ishin larguar për t’u bashkuar me kombëtaret respektive. Dje biseduam për ndeshjen me Fiorentinën dhe u përgatitëm për takimin me Udinesen.
Për mua Ishte shumë e rëndësishme të flisja për ndeshjen kundër Fiorentinës.”
Komunikimi me Ibrën: “Po, kam folur me të për këtë. Ne flasim pothuajse çdo ditë, u kthyem me tren së bashku dhe folëm për ndeshjen.”
Ndëshkimet e lojtarëve: “Le të shohim nesër. Për mua, asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se skuadra.
Duhet të marrësh përgjegjësi kur bën gabime. Dhe nëse dikush gabon në këtë frymë ekipore, është e vështirë për mua.
Le të shohim se si do të jetë nesër.”.