Ballina Bota Ujëvara më e madhe transnacionale hapet për publikun në Azi, Detian e...

Ujëvara më e madhe transnacionale hapet për publikun në Azi, Detian e Kinës dhe Ban Gioc e Vietnamit tani të ndërlidhura mes tyre

8
0

Ujëvarat Detian-Ban Gioc, të vendosura në kufirin Kinë-Vietnam, u hapën zyrtarisht për turistët të martën pas më shumë se një viti operacionesh provë. Kjo shënon krijimin e zonës së parë të bashkëpunimit ndërkufitar të Kinës për turizëm.

Brenda kësaj zone, ujëvara Detian e Kinës dhe Ujëvara Ban Gioc e Vietnamit janë të ndërlidhura, duke shfaqur pamje unike të rajonit dhe peizazhet e bukura natyrore dhe duke formuar ujëvarën më të madhe transnacionale në Azi. Turistët gjithashtu mund të shijojnë këtë peizazh nga pika të ndryshme të favorshme përreth zonës.

Një sërë procedurash doganore janë nisur gjithashtu nga autoritetet e inspektimit kufitar. Masat e reja nga Kina përfshijnë përjashtime për turistët vietnamezë që udhëtojnë në grup, nuk iu merren shenjat e gishtave, nuk është nevoja për pulla hyrje dhe dalje. Ndërsa, turistët kinezë përfitojnë gjithashtu nga dy korsi doganore dhe janë të përjashtuar nga pullat e hyrjes dhe daljes.