Ballina Sport Zidane i ofroi një lojtar dhe ai nuk pranoi ta blinte

Zidane i ofroi një lojtar dhe ai nuk pranoi ta blinte

7
0

Real Madrid para disa kohësh mori një këshillë nga Zinedine Zidane. Ashtu për Raphael Varane vite më parë, tekniku i njohur kishte propozuar blerjen e mbrojtësit francez Leny Yoro.

Djaloshi e kishte ëndërr të luante te Real Madrid, por Florentino Perez nuk u nxitua për të. Kështu, mbrojtësi zgjodhi kalimin te Manchester United për 60 mln euro.

“Defensa Central” zbulon se Zidane kishte këmbëngulur për lojtarin. Sipas tij, Yoro do të kishte ndikim të shpejtë në mbrojtjen e skuadrës madrilene.

Perez i ishte përgjigjur se 18-vjeçari nuk ishte gati për një hap kaq të madh, por sot duket se është penduar, sidomos kur merr parasysh dëmtimet aktuale në repartin difensiv të “Los Blancos”.