Ballina Europë “Çështja nuk është Shqipëria”/ Kthimi i emigrantëve, qeveria ‘Meloni’ nuk tërhiqet, ja...

“Çështja nuk është Shqipëria”/ Kthimi i emigrantëve, qeveria ‘Meloni’ nuk tërhiqet, ja çfarë paralajmërohet

12
0

Qeveria italiane nuk tërhiqet, ndërsa paralajmëron se javën e ardhshme pritet një tjetër transferim emigrantësh drejt qendrës së Gjadrit në Lezhë. Kjo të paktën sipas mediave italiane, ndërsa Kryeministrja Gioergia Meloni ka njoftuar një mbledhje Qeveri të hënën ku pritet të gjendet një zgjidhje e re, pas vendimit të Gjykatës së Romës.

“Çështja nuk është Shqipëria, çështja është shumë më e gjerë. Në thelb, gjyqtarët thonë se nuk ka vende të sigurta. Kështu që unë ju komunikoj zyrtarisht se problemi nuk është në Shqipëri, problemi është se askush nuk mund të riatdhesohet, nuk mund të largoni njerëzit, nuk mund të bëni asnjë politikë për të mbrojtur kufijtë.Shpresoj se do të më thoni edhe se si zgjidhet, si menaxhohet rendi publik, kush do të paguajë miliardat e mikpritjes që ne do të duhet të paguajmë”, tha Meloni.

Do të gjej një zgjidhje edhe për këtë problem, premton Meloni, ndërsa thekson “kam ndërmend të eci përpara. Por është një çështje që do ta zgjidhim së shpejti”.

E ndërsa në Itali po rikthehen 12 emigrantët e sjellë në Gjadër tre ditë më parë, ministri i Drejtësisë Carlo Nordio e konsideron anormal vendimin e dhënë. Ministri thotë se “reagimi i politikanëve nuk ka qenë kundër drejtësisë por kundër vendimit, me të cilin ne nuk jemi dakord dhe madje e konsiderojmë jonormal. Nuk mund të jetë drejtësia që përcakton një shtet pak a shumë të sigurt, është një vendim shumë i lartë politik. Ne do të marrim masa legjislative”.

Nordio shprehet se “nëse gjyqësori i tejkalon kompetencat e tij duke i atribuar prerogativa që nuk mund t’i ketë, si ai i përcaktimit të një shteti të sigurt, duhet të ndërhyjë politika që shpreh vullnetin popullor. Ne i përgjigjemi popullit, nëse njerëzit nuk janë dakord me atë që bëjnë, ne shkojmë në shtëpi. Gjyqësori, i cili është autonom dhe i pavarur, nuk i përgjigjet askujt dhe për këtë arsye nuk mund të marrë prerogativa të hollësishme dhe në thelb politike”.

Matteo Salvini mblodhi një këshill federal të Lidhjes me urgjencën më të madhe. Për Salvinin, “kushdo që a pengon të mbrojmë kufijtë, e vë vendin në rrezik”.

“Më duket e qartë se ka një pjesë të gjyqësorit që angazhohet shumë në politikën e majtë. Ka disa gjyqtarë që mendojnë se janë më shumë në një qendër komunitare sesa në një gjykatë. Nëse nuk u pëlqejnë ligjet e imigracionit, duhet të kandidojnë dhe të kërkojnë votat e italianëve”, shtoi Salvini.

Ministri për Biznesin Adolfo Urso gjithashtu ka reaguar.

“A duhet të vazhdojmë, duke pasur parasysh vendimet në këtë drejtim? Vendi kishte një mandat të qartë nga votuesit dhe qytetarët. Vendimet politike dhe qeveritare, të cilat janë konsekuente, pasqyrojnë plotësisht mandatin e marrë. Ne jemi aty, do të donim të ishin edhe të tjerët”, thotë ai në margjinat e një takimi në Palermo.

“Kur ka një përplasje mes fuqive të të njëjtit vend është gjithmonë problem. Dhe rrezikon të bëhet problem për demokracinë. Ne vazhdojmë të mbështesim që ligji Bossi Fini duhet kapërcyer”, komenton sekretari i përgjithshëm i Uil, Pierpaolo Bombardieri.