Ballina Politika 21 janari/ “Jam kryetari i një grupi puçist”, Bamir Topi bën deklaratën...

21 janari/ “Jam kryetari i një grupi puçist”, Bamir Topi bën deklaratën e fortë: I gatshëm të shkoj në SPAK për…

15
0

Në një emision televiziv, ish-presidenti Bamir Topi iu rikthye edhe njëherë çështjes së 21 janarit dhe akuzave të ngritura në atë kohë nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj tij.

Topi u shpreh për gazetarin Andrea Danglli se tashmë ajo është dërguar në SPAK, teksa tërthorazi shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar organet e drejtësisë.

Ai tha se është i gatshëm të shkojë në Prokurorinë e Posaçme nëse do të thërritet nga prokurorët e SPAK.

“Historia e 21 janarit është e stërkonsumuar. “21 janari” nuk është më histori studiosh. “21 janari” ka ca kohë që është në SPAK. Kur gjërat shkojnë te drejtësia është ekzkluziviteti i saj. Unë jam qytetar i lirë dhe kam detyrimin për çdo gjë, kam parime që t’i në raport me institucionin duhet të funksionosh normal. Çështja e “21 janarit” mu më ka përfshirë indirekt pasi kam qenë në krye të shtetit. Keni fatin që ftoni kryetarin e grupit puçist”, tha mes të tjerash Bamir Topi në A2.