Ballina Aktualitet Arrestohet me urdhër të SPAK ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja

Arrestohet me urdhër të SPAK ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja

17
0

SPAK dhe Policia kanë informuar se është arrestuar ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja. Ai u mor i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për një denoncim nga Edi Paloka disa vite më parë, kur Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit.

SPAK nuk ka dalë ende me një deklaratë për media. Çyrbja pasi u mor i pandehur, dha dorëheqjen si deputet i Partisë Socialiste. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, për ndryshimin e disa praktikave të pronave në Durrës.

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me arrestimin e sotëm me urdhër të SPAK të ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja. Çyrbja është denoncuar nga Edi Paloka vite më parë, kur ishte drejtor hipoteke në Durrës.

Mësohet se Çyrbja akuzohet për ndryshimin e disa praktikave të pronave në qytetin e Durrësit.