Ballina Sport Derbi në Angli, ja çfarë thonë statistikat për përballjen Liverpul- Çelsi

Derbi në Angli, ja çfarë thonë statistikat për përballjen Liverpul- Çelsi

9
0

Pasi humbi tri ndeshje radhazi të kampionatit kundër Chelseat mes viteve 2013 dhe 2014, Liverpuli ka humbur vetëm dy nga 19 ndeshjet e fundit kundër Bluve (7 fitore 10 barazime).– Kol Palmer dhe Noni Madueke kanë krijuar 15 shanse për njëri-tjetrin në Premier Ligë këtë sezon, më së shumti nga çdo dyshe tjetër sulmuese. Katër asistimet e Palmerit për Madueken janë gjithashtu më të shumtat e një lojtari për një shok skuadre deri më tani këtë sezon.

Liverpuli ka pësuar më pak gola (dy) dhe e ka mbajtur më shumë portën e paprekur (pesë herë) se çdo skuadër tjetër e Premier Ligës deri në këtë moment të sezonit.

Çelsi megjithatë, shkon të dielën në “Anfield” me humor të mirë, sepse këto dy janë skuadrat e vetme me një përqindje 100% të fitoresh në tranfertë në Premier Ligë këtë sezon (Liverpuli ka fituar 4/4, Çelsi 3/3). Vetëm në sezonin 2005-06 (4) dhe 2008-09 (8) Çelsi ka fituar ndonjëherë katër ndeshjet e tyre të para jashtë në një sezon të kampionatit.

Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ndërkohë, po kërkon të bëhet vetëm trajneri i pestë që fiton secilën nga katër ndeshjet e tij të para në transfertë në Premier Ligë. Një nga të tjerët që e ka bërë këtë gjë është edhe trajneri i Liverpulit, Arne Slot (gjithashtu e kanë bërë Bobi Gould, Xhon Gregori dhe Luiz Felipe Skolari).

Liverpuli është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit të Premier Ligës me Çelsin, megjithëse pesë prej tyre kanë përfunduar në barazim (1 fitore).

Çelsi ka fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit të Premier Ligës jashtë fushe kundër Liverpulit (5 barazime 3 humbje) dhe ata humbën 4-1 në ndeshjen e sezonit të kaluar.