Ballina Ekonomia Dyfishohen eksportet me Shtetet e Bashkuara, 2.6 mld lekë më shumë në...

Dyfishohen eksportet me Shtetet e Bashkuara, 2.6 mld lekë më shumë në buxhet që nga janari

8
0

Eksportet shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës shënuan rritje me 2.6 miliardë lekë gjatë nëntëmujorit janar-shtator të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Referuar statistikave të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës llogariten gjatë kësaj periudhe 5.8 miliardë lekë, nga 3.2 miliardë lekë që ishin në 2023-shin.

Ndërkohë, importet nga SHBA shënuan rritje me 1.7 miliardë lekë. Sipas të dhënave, importet llogariten 14.8 miliardë lekë gjatë periudhës janar-shtator të 2023-ës, nga 13.1 miliardë lekë që ishin në 9-mujorin e 2023-shit.

Shqipëria eksporton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës një gamë të gjerë produktesh, kryesisht produkte ushqimore, bimë mjekësore dhe metale.

Madje, Shqipëria konsiderohet një tregtues i rëndësishëm i bimëve mjekësore në tregun amerikan. Rritja e eksporteve është favorizuar edhe nga heqja e taksës doganore.

Që prej vitit 2012, Shqipëria ka hyrë në listën e 128 vendeve që mund të përfitojnë nga një sistem preferencial që eliminon taksën doganore për një listë të gjatë produktesh.