Ballina Kronika Gjendet e vdekur e moshuara në Elbasan, dyshimet e policisë

Gjendet e vdekur e moshuara në Elbasan, dyshimet e policisë

13
0

Gjendet e pajetë një 82-vjeçare në pyllin e fshatit Mjekës. Nga deklarimet e familjareve 82-vjeçarja dyshohet se vuante nga sëmundja e kujtesës (skleroza).

Nga veprimet hetimore paraprake në vendngjarje, kjo shtetase dyshohet të ketë rreshkitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Ndaj trupit të pajetë të 82-vjeçares do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkaqet.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes.