Daut Haradinaj mbrëmë ka qenë në një prej pikave kufitare të Republikës së Kosovës, për të vizituar pjesëtarët e Policisë që patrullojnë atje.
Haradinaj ka qëndruar te pika 1 te Kapija, pikërisht në vendin ku ditë më parë u panë forca seɾbe.
Këta pjesëtarë të Policisë, Haradinaj i quajti “heronj”.
Pikërisht 7 ditë më parë, kryeministri Albin Kurti njoftoi se forca seɾbe i janë afruar 50 metra kufirit me Kosovën.
“Seɾbia sot ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës.
Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtɾia e Seɾbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioŋeve” shkroi Kurti në njoftimin e tij.