Ballina Politika Hetimi i koncesioneve në Shëndetësi, nesër dëshmojnë 3 ministra të PS-së në...

Hetimi i koncesioneve në Shëndetësi, nesër dëshmojnë 3 ministra të PS-së në komision

13
0

I vetmi komision parlamentar që nuk është bojkotuar nga Partia Demokratike është ai i hetimit të koncesioneve në shëndetësi (sterilizimi dhe check up-i), i cili është në ditët e fundit të afatit të tij.

Në mbledhjen e nesërme (e hënë) pritet të dëshmojnë para deputetëve tre ministra të Qeverisë socialiste.

Bëhet fjalë për ministren aktuale të Shëndetësisë Albana Koçiu, si dhe ministren tjetër Ogerta Manastirliu, që po ashtu kanë drejtuar këtë institucion, të cilat do t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve.

Ndërsa i treti në rradhë do të jetë Shkëlqim Cani, ish ministri i Financave për të cilin opozita ka dekalaruar se ai ka qenë kundër të dy koncesioneve.

Pas tyre në ulësen e dëshmimtarit do të jenë dhe katër drejtues të tjerë që kanë qenë pjesë e diskutimeve.

Opozita ka denoncuar se socialistët kanë marrë “peng” komisionin për të penguar vijimin normal të punës. Të premten, drejtuesja e komisionit, Albana Vokshi deklaroi se do të dorëzonte kallëzim në SPAK për Plarent Ndrecën, Genc Gjonçajt dhe punonjësve të Gardës së Republikës. Po ashtu opozita i kërkoi Komisionit të Etikës marrjen e masave disiplinore dhe përjashtimin nga aktivitetet parlamentare të 3 deputetëve Plarent Ndreca, Ilir Metaj dhe Erion Braçe.

Dëshmimtarët

Znj. Albana Koçiu

Znj. Ogerta Manastirliu

Z. Shkëlqim Cani

Z. Admir Daci

Z. Arben Daci

Z. Artan Kalleshi

Z. Altin Fani