Ballina Kronika Kundërshtoi policinë, arrestohet Elidon Kotorri në Tiranë, i dënuar më parë për...

Kundërshtoi policinë, arrestohet Elidon Kotorri në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje të trefishtë

38
0

Një personazh i njohur i botës së krimit, Elidon Kotorri është arrestuar në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Ai ka rënë në pranga për kundërshtim të punonjësve të policisë, bëjnë me dije burime për Report Tv.

Kotorri kishte pasur një konflikt me një person tjetër dhe në momentin që efektivët kanë mbërritur në vendngjarje për ta shoqëruar në komisariat ai i ka kundërshtuar.

Kotorri, 49 vjeç, është një personazh jo pak i njohur në botën e krimit. Në vitin 2000 ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit. Por, ai sot është i lirë pasi çështja ndaj ti u rihap në 2015-ën nga një vendim i Gjykatës së Strasburgut.

Kjo e fundit gjeti shkelje në proces duke e rikthyer për gjykim. Shkalla e parë në Tiranë pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite, nga të cilat Kotorri ka kryer rreth 20, ndërsa ka përfituar edhe ulje. Nga hetimet rezultoi se Kotorri e kreu vrasjen për hakmarrje, pasi Andi Hasani në vitin 1998 kishte vrarë mikun e tij Elton Zajmi.

Ndërkohë, Kotorri ka qenë në hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës në janar 2023 në kuadër të aksioni për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në kundërshtim me ligjin që u shtri në disa qytete. Shumë personazhe të botës së krimit qenë vënë në hetim nga Policia, mes tyre edhe Kotorri.