Ballina Aktualitet Manastiri i 40 shenjtorëve, një thesar arkeologjik që vizitohet nga turistët

Manastiri i 40 shenjtorëve, një thesar arkeologjik që vizitohet nga turistët

10
0

“Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga Manastiri i 40 Shenjtorëve , nga i cili ka marrë emrin edhe qyteti i Sarandës.”

Pas këtyre rrënojave fshihet historia e emrit të qytetit bregdetar, por edhe jeta e një prej manastireve më të veçanta në Shqipëri, të ndërtuar në shekullin e VI pas lindjes së Krishtit.

“Ka marrë emrin për ndër të një legjende të vjetër kristiane, për nder të 40 shenjtorëve , të cilët kanë qen 40 ushtar në brigjet e një liqeni në Armeni të cilët refuzuan të ndërronin fenë e tyre. Në nder të tyre u ndërtuan shumë manastire si ky , por i vetmi që ka mbijetuar është manastiri ku ndodhemi ne”,-tha Genci Kaçi.

Në manastir ku bëhet bashkë arkitektura romake me atë bizantine, besohet se ruheshin relike të 40 martirëve, gjë që e ktheu manastirin në vend peligrinazhi për besimtarët e krishter.

“Ka qenë shumë i rëndësishëm gjatë periudhës, që ai shërbente për besimtarët. Nuk ka shërbyer vetëm si një manastir për besimtarët e rajonit, por edhe si një vend pelegrinazhi, duke qen se besohej se ne qela ekzistonin disa relike që u përkisnin martirëve nga të cilët ka marrë emrin”,- tha Genci Kaçi.

Manastiri pati jetë të qetë deri në vitet 900′, kur u shkatërrua një herë nga forcat e greke e një herë nga luftë anijet angleze gjatë luftrave botërore. Në komunizëm u përshtat si repart ushtarak, ndërsa sot është destinacion për vizitorët e huaj.

“Në 1913 ka përjetuar një shkatërrim nga forcat greke…. njëkohësisht shkatërrimin më të madh ajo e ka pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe gjatë komunizmit ka shërbyer si repart ushtarak , sigurisht edhe gjatë kësaj periudhë ka pësuar ndryshime strukturore”,-tha tha Genci Kaçi.

“Vijë nga Gjermania, jemi këtu për një udhëtim familjar , ne vizituam plazhet e Sarandës dhe tani jemi këtu në mal për të parë këtë monument. Është shumë i vjetër, por ka pamje shumë të bukur nga këtu. Përpara se të vinim këtu lexuam diçka për këtë monument.”

Edhe pse i shkatërruar në pjesën më të madhe të tij, Manastiri i 40 Shenjtorëve në Sarandë mbetet një nga thesaret arkeologjik të qytetit.