Ballina Politika Meta: Rreth 80% e popullsisë në Shqipëri jeton në kushtet e varfërisë...

Meta: Rreth 80% e popullsisë në Shqipëri jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë

13
0

Presidenti i PL-së, Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale u shpreh se rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë.

Postimi i Metës:

Rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë.

Kjo është “fytyra” sociale e “Rilindjes” dhe kupolës së saj të papërgjegjshme.

Përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që “Rilindja” ka zgjedhur për të sunduar në mënyrë antidemokratike dhe çnjerëzore.

E gjithë rritja ekonomike e vendit përfitohet nga një pakicë e lidhur me Qeverinë dhe nga vetë ajo.