Ballina Politika Pakti për emigrantët, avokati bën paralajmërimin e fortë: Marrëdhëniet me Italinë mund...

Pakti për emigrantët, avokati bën paralajmërimin e fortë: Marrëdhëniet me Italinë mund të prishen

16
0

Avokati Kujtim Cakrani tha në një intervistë televizive, se me marrëveshjen për emigrantët kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama kanë bërë korrupsion politik.

Sipas tij, dështimi i kësaj marrëveshjeje do të ndikojë në prishjen e raporteve mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Kanë bërë një korrupsion politik për të cilën mund të dënohen nga gjykata. Meloni nuk ka zgjidhje tjetër; o do kundërshtojë deri në fund vendimet e gjykatës gjë që nuk mund të bëhet në Itali ose do pranojë që ka dështuar, ajo dështimin nuk e pranon ndaj unë besoj, duke e njohur edhe prokurorinë italiane se do e marrë nën hetim siç mori 2 vite më parë Salvinin.

Sot një ministër i saj, që është ministri i Drejtësisë ka thënë që ne rrezikojmë edhe marrëdhëniet me Shqipërinë. Javën tjetër do shohim se do ketë tjetër dinamikë si marrëdhëniet me Shqipërinë dhe marrëdhëniet e Melonit me gjykatat”, tha Cakrani.

Cakrani u shpreh se qëllimi i Melonit ndaj Shqipërisë nuk është aspak miqësor, por përkundrazi tregon ideologjinë e saj fashiste.

“Qëllimi i Melonit nuk është miqësore ndaj Shqipërisë sepse nëse ti e konsideron Shqipërinë një vend ku ti do të sjellësh shkarkesat e emigrantëve, në një kohë që e konsideron vend mik atëherë unë e shoh si veprim fashist”, tha avokati duke iu referuar Melonit.