Ballina Aktualitet Pas arrestimit të ish-deputetit dhe bashkëpunëtorit, policia ‘blindon’ Shijakun

Pas arrestimit të ish-deputetit dhe bashkëpunëtorit, policia ‘blindon’ Shijakun

85
0

Pas arrestimit të ish-deputetit Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorit Ahmet Masha, policia po kryen kontrolle banesash në Shijak.

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua me urdhër të SPAK po mbahet në ambientet e Policisë së Durrësit.

Ai u prangos nga blutë me urdhër të SPAK dhe masë sigurie nga Gjykata e Posaçme, “arrest me burg”, për 3 akuza të rënda.

Çyrbja mësohet se për momentin është në Durrës, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut. Po kryen veprimet proçeduriale, veprime të cilat po i kryejnë prokurorët e SPAK-ut.