Qyteti i Shkodrës njihet për vlerat historike, të cilat të ftojnë t’i shohësh nga afër dhe të shijosh peizazhin e mrekullueshëm natyror.
Një prej destinacioneve turistike dhe me vlera të rralla historike është e “Ura e Mesit”, një prej atraksioneve turistike shumë të vizituar nga turistë vendas dhe të huaj.
Kryeministri i vendit, Edi Rama me një postim në “Facebook” shkruan se “Ura e Mesit” në Shkodër ka bërë që shumë turistë të huaj të dashurohen me thesaret e trashëgimisë së Shkodrës.