Ballina Europë “Shpërdoroi paratë e italianëve me…”/ Dështimi i paktit me Ramën, deputeti Italian...

“Shpërdoroi paratë e italianëve me…”/ Dështimi i paktit me Ramën, deputeti Italian paralajmëron Melonin

43
0

Deputeti italian Francesco Bonifazi, ka deklaruar se të hënën partia e tij do të dërgojë në Gjykatën e Audituesve kryeministren Georgia Meloni.
Qëllimi pas këtij veprimi ligjor është bërë pikërisht kampi i emigrantëve në Shqipëri.

Bonifazi shkruan në rrjetet sociale se paratë e përdorura për ndërtimin e kampit, mund të përdoreshin për familjet italiane.
“Të hënën e ardhshme ne do të paraqesim një ankesë formale në Gjykatën e Audituesve duke denoncuar Giorgia Melonin si përgjegjëse për shpërdorimin e parave publike të lidhura me skandalin e qendrës së emigrantëve në Shqipëri.

Ajo që po shohim është një skandal për familjet italiane: paratë duhet të shkonin për karabinierët, shëndetësinë, të rinjtë”, shkruan ai.