Ahmet Masha është personi i dytë që ra në pranga së bashku me ish-deputetin Jurgis Çyrbja.
Më datë 11 SPAK mori të pandehur Çyrbjen për shpërdorim detyre me firmat që ka hedhur në 4 raste mbi pronësinë e gati 25 mijë metra katrorë tokë në zonën e Rrashbullit në Durrës.
Bashkë me të ka rënë në pranga edhe një bashkëpunëtor, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Sipas burimeve, ai ra në pranga nga një dosje tjetër nën hetim, ndërsa Gjykata e Posaçme nxori urdhër arrestin pas masës arrest në burg në mungesë.
Pas kësaj, Policia e Shtetit bashkë me hetues të byrosë zbatuan urdhrin për ish-deputetin e akuzuar për tre vepra penale.