Ballina Kosovë Mustafa: VV-ja me ikjen nga seanca e djeshme e pranoi fajin

Mustafa: VV-ja me ikjen nga seanca e djeshme e pranoi fajin

32
0

Zëdhënësi dhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, mos pjesëmarrjen e VV-së në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt dje në Kuvend e konsideron si pranim të fajësisë.

‘’Jo vetëm ikje nga e vërteta por edhe pranim i fajësisë kur është dikush fajtor ikë nga debati përndryshe do të ishin aty për të debatuar për pafajësinë e tyre’’, thotë Mustafa.

Sipas tij, mos pjesëmarrja e VV-së në seancat e fundit, tregojnë në mënyrë publike se kanë pranuar fajin e tyre.

‘’ Fakti që s’janë në 3,4 seanca plenare që thirren nga opozita për të diskutuar tema të caktuara tregon që në mënyrë publike kanë pranuar fajësinë e tyre’’, tha zëdhënësi i LDK-së.