Nga Skënder KAPITI
Korrupsioni gjithëinstitucional kishte kapur shtetin dhe ishte kthyer në një mit i pasfidueshëm.Tani gjatë këtyre viteve që prej miratimit të Reformës në Drejtësi falë kjo tërësisht prej mbështetjes dhe vendosmorisë së SHBA-ve, tani po ndëshkohen krimi dhe korrupsioni që kishte kapur shtetin dhe shoqërinë, tani po funksionojnën Shteti, Ligji, Demokracia e shoqëria, dhe shqiptarëve po u kthehet besimi te drejtësia. Në Shqipëri pas rënies së komunizmit u ngrit dhe u montua sistemi i korrupsionit. Avokatia mbrojtëse e këtij sistemi kriminalo-korruptiv ishte Drejtësia e cila ka qenë në simbiozë me politikën dhe me pushtetin.Pra, në Shqipëri sistemi komunist u zëvëndësua me sistemin e korupsionit.Ky sistem në këtë tranzicion krijoi edhe shtresën oligarkiko-kleptokratike, pra zgjodhi si elitë politike politikanë, oligarkë, gjyqtarë dhe mediatikë, një “elitë” që kapi politikën, shtetin, shoqërinë, mediat dhe drejtësinë duke u bërë mosllogaridhënëse dhe e pasfidueshme nga demokracia, ligji dhe shteti. Aleati strategjik i shqiptarëve, SHBA-të, duke e parë se ky sistem në Shqipëri ishte kapilar dhe ishte e pamundur që të luftohej korrupsioni nga vetë shqiptarët, atëhere SHBA si aleat i shqiptarëve vërente se korrupsioni në Shqipëri përbënte kërcënim serioz për Sovanitetin Shtetëror të Shqipërisë. Dhe, SHBA me shumë përpjekje e detyruan politikën shqiptare që të miratojë Ligjin e Veting-ut në Drejtësi, këtë Reformë jetike për Shqipërinë. Jo vetëm kaq por meqenëse “peshqit e mëdhenj” të krimit e korrupsionit as që mendohej se do të jipnin llogari ndonjëherë para drejtësisë, SHBA vendosën sanksione kundër tyre duke i shpallur persona non grata. Tani nisur nga puna dhe suksesi i SPAK-ut, shqiptarët, ku 90% e tyre nuk kishin besim te drejtësia dhe as te shteti, tashmë shqiptarëve po u kthehet besimi te ligji, te drejtësia dhe te shteti, përderisa shohin se shumë deputetë, ishdeputetë, ministra, ishzëvëndës kryeministra, krytar parlamenti, ishpresidentë e ishkryeministra, si dhe kryebashkiakë vendor e drejtorë dhe gjyqtarë e prokurorë janë arrestuar, po hetohen dhe po ndëshkohen për korrupsion. Gjëndja në Shqipëri si pasojë e vendosjes dhe e funksionimit të këtij sistemi korruptivo-hajdutokrat paska precipituar deri aty, sa që mund të thuhet se: të gjithë ata që paskan pasur në këtë tranzicion një post apo detyrë shtetërore qënkan zhytur në hajdutëri e korrupsion, dhe se të gjitha vendimet qeveritare, vendore dhe gjyqësore qënkan për tu hetuar nga SPAK-u.Pavarësisht se qeveria Kurti në Kosovë ka arritur suksese në luftën kundër korrupsionit dhe në shtrirjen e legjitimitetit shtetëror në gjithë Kosovën, do ishte mirë që edhe Kosova të miratonte një Ligj Veting-u në drejtësi si ky në Shqipëri, gjë për të cilën është shprehur dhe është kërkuar edhe nga shoqëria kosovare.