Pasditen e sotme ka vdekur në moshën 35-vjeçare, futbollisti Abdelaziz Barrada.
Sipas asaj që raportojnë mediat, futbollisti maroken ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak, por ende nuk është e konfirmuar.
Ai ka vdekur në Francë, pasi aktualisht luante në divizionin e katërt francez.
Barrada në të kaluarën ka luajtur te skuadra spanjolle Getafe dhe ajo franceze, Olympic Marseill.