Ballina Xhaxhi militanti Xhaxhi militanti takon Taten e Qerretit në gjykatë dhe i tregon ...

Xhaxhi militanti takon Taten e Qerretit në gjykatë dhe i tregon shenjat e para që të vijnë nga frika

0
4

Rubrika është produkt artistik

Tatja ka bërë një performancë të mirë nga barku i javës. I thërritur në gjykatë si paditës ai nuk ka mundur as të gjejë gjyqtaren që kishte shpërndarë njoftimin. Pasi është blinder me shumë njohur teorike nga ish prokurori që e shpëtoi nga skandali i aksientit ku thuhet se ka qenë edhe një student, Tatja, që të gjithë moshtarët e njohin për djalë të zgjuar, trim, të pashëm, syshqiponjë dhe pak spiun, si ai te filmi xha Brahos, me një turrë letra në dorë, ka pritur një orë poshte gjykatës dhe pasi e ka marrë vesh që gjyqi nuk bëhej ka shpërthyer në një nga vetitë e tij më të ashpëra që i ka treguar me kohë.

Po nuk e ka bërë këtë atë ditë që ka qenë seanca dhe nuk është zhvilluar. Jo jo…është trimëruar një herë dhe për këtë i janë dashur plot 24 orë. Ja merr i çik komandën me vonesë se nuk i njeh ca bashtingllore, dhe zanorja e parë që i del para ja fut prapë bashktingëllorëve. Kjo ka qenë dhe arsyeja sipas xhaxhi militantit që ka njohuri të hershme me sigurimin e shtetit dhe kanë punuar në një zonë bashkë andej nga fshtrat e Tironës, që nuk janë kuptuar.

Tatja që e njeh shumë mirë gjykatën, ka ardhur i vetëm, ashtu sfidues siç është gjithmonë, sidomos kur ka pasur miq prokurorë aty. Është ulur në kat të parë dhe ka pritur të vijnë ta marrin për dore.

Pas shumë interesismesh jo nga ai se ishte duke lexuar padinë që kishte bërë për fyerje të rënda dhe madje thuhet se ka ndikuar emocionalisht te Tatja edhe filmi “Në fillim të verës”, e sidomos “Kabural pelegrini”.

Ndërkohë që të paditurit janë larguar nga gjykata pas një ore që endeshin aty dhe askush nuk i merrte përsipër , është ngjitur vetë Tatja që duket se i ka dhënë drejtim muhabetit. Pasi ka dalë dhjetë minuta më pas, për fatin e keq të gazetës dhe Arturit është takuar me xhaxhi militantin.

Kanë vendosur të pijnë kafe të dy, po ngaqë tatja nuk dinte se ku kishte parkuar makinën  janë ulur përballë gjykatës. Këtu rrijnë burrat ka thënë Tatja dhe ka porositur ujë pa gaz.

-Ta thithim nga një teke, se ti e thith nuk është se jo…

-Jo xhaxhi militant, kur jam në maqi…qi…qi….

-Po jepi a ta ka dhonë truni….

-Jo jo maqinë…nuk pijë kurrë unë.

-Cfarë thu mor burrë. Po ti sa herë pi në maqinë hyp apo e harrove aksidentin te mbikalimi

-Ishte rast i veçantë se isha me një prokuror dhe ishim me dy shoqe…Po ajo që ishte ul para me mu debile, unë masha timonin ajo kapte marrshin, as vetë nuk e di si i ngatërroi dhe e huma unë…po jo nga rakia. Ajo vetë më tha se dinte ti jepte makinës sa herë që kishte provim

-Tate po me këtë gjyqin çfarë do me fitu apo thjeshtë me kujtu ata që i kanë harru të tjerët. Në fakt bën mirë se je edhe në moshë pjekurie tashti dhe mund të reflektosh..

-Jo jo …ate do ta çojë në bu…bu bu…o bubu ku do ta çojë unë ate. I kam kopsit punët këtej nga gjykata. Do ta çojë në burg…

-Kë ore do të çosh në burg?

-Ate A…aaa….rturin, po ma ka dhje se e paska emrin Adrian.

-Po për çfarë do ta çosh në burg

-Po më ka thonë spiun….

-Pirdh pirdh ti se mos ke qene vetëm ti, 12 i njoh unë te ju

-Më ka thonë hajdut

-Po pse nuk ke vjedh fare 8 vjet në universitet

-Po më ka thonë edhe gjojna të tjera që nuk ti them dot se janë fjalë të gjata

-Po ti i ke thonë ndonjë gjo?

-I kam thonë frikacak!

-Këtu paske bo burrni …po si arriti këtu te frikacaku se duhet të kesh fakte të forta…

-Më ka thonë mu se paskam pas frikë nga një biznesmen që më bëri rektor se do më vriste dhe paskam bo shurrën te Ura Dajlanit. E e…e…kam bo. Po jo nga frika! E zbrita aty dhe nuk e disha që e kishte edhe ashu, nejse mo kurva…e ..e policia kishte ardhë aksion dhe kujtuan se kisha ndalu për atë punë…e nga shteti, nga policia u trema dhe nuk e nxorra dot e bona në bre…bre bre…sa shurë kam bon ë brekë! E kjo është e vërteta Po jo se jam frikacak. U trema dhe nuk e mbajta dot. E frikacak është ai që erdhi në gjykatë dhe nuk shkoi me bo shurrën.

-Tashti tate të them xhaxhi militant i gjo të thjeshtë ty ene flije mendjen. Po shpresoj ta kuptosh…

-E unë jam edhe do..do..do…

-Or po du se edhe unë njeri jam

-Jo… jo… torr… torr…doktorr edhe pro…pro…

-Leje këtë se është më e gjatë. Tashti që ti kesh për vete se je edhe personalitet. Dy gjojna të vijnë nga frikë, shurra dhe muti. Po qe se këto nuk i mban dot ke frikë. Ka edhe një tregues tjetër….po të shpëtoj pordha vetë dhe trembesh, kjo është edhe më keq!