Ballina Politika Arrestimi i Ilir Metës, zbardhet skenari i demokratëve: Do bllokojnë akset kryesore...

Arrestimi i Ilir Metës, zbardhet skenari i demokratëve: Do bllokojnë akset kryesore në vend

6
0

Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka dhe nënkryetarët e Partisë Demokratike kanë mbledhur këtë të premte drejtuesit e degëve, ku u kanë dhënë porositë për protestën e 29 tetorit.

Në mbledhjen e cila ka zgjatur më shumë se një orë, krerëve të degëve u është kërkuar angazhim maksimal për tubimin që pritet të mbahet në disa qytete të martën në orën 17:00.

Burime bëjnë me dije se demokratët kanë vendosur që të bllokojnë disa nyjë kryesore, për të paralizuar trafikun në pjesën më të madhe në vend.

Konkretisht, është vendosur që të bllokohet hyrja e Tiranës, kryqëzim i njohur si “Kthesa e Kamzës”, rrethrrotullimi në Rrogozhinë, rrethrrotullimi në Levan, rrethrrotullimi i Bradasheshit, por bllokim do të ketë edhe në veri në Milot.

Ditën e hënë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri thirrje për mosbindje civile duke kërkuar paralizim të të gjithë trafikut në vend. Lideri i PD kërkoi angazhim nga krerët e degëve dhe drejtuesit e qarqeve për të bllokuar lëvizjen në gjithë vendin.