Pensionistët sivjet jo vetëm që nuk njohën rritje pensionesh, por qeveria ua shtyu edhe indeksimin.
Jo vetëm kaq, por edhe indeksimi nuk ishte në përputhje me nivelin e rritjes së çmimeve.
Por teksa zemërimi i pensionistëve është i madh, qeveritarët vazhdojnë të shpalosin luksin e tyre publikisht.
Një ditë më parë, mediat sociale publikuan foto të veshjeve luksoze të Elisa Spiropali.
Ndërkohë, kreu i opozitës, Sali Berisha publikon edhe fotot nga luksi i shfrenuar i çiftit Balla.
“Iu plasi për pensionistët këtyre hajdutëve!” shkruan ai.