Ballina Politika Berisha: Protestë nesër në ora 11:00 te Ura e Dajlanit: Duan të...

Berisha: Protestë nesër në ora 11:00 te Ura e Dajlanit: Duan të helmojnë Durrësin, rikthehen kontejnerët e helmit

22
0

Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve të Durrësit që t’i bashkohen protestës së ditës së nesërme në orën 11:00 te Ura e Dajlanit, pasi rikthehen në port kontejnerët me mbetjet toksike, të denoncuara nga Rrjeti i Bazelit.

‘Ftoj qytetarët në protestë nesër në ora 11:00 te Ura e Dajlanit: Duan të helmojnë Durrësin, sepse rikthehen kontejnerët e helmit’, u shpreh Berisha në fund të fjalës së tij te protesta maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’.

Të dashur miq, nesër në ora 11, thirrja ime për mbarë qytetarët e Durrësit, Kavajës, mbarë demokratët kudo që janë, në ora 11, te Ura e Dajlanit sepse kthehet në Durrës kontejnerët e helmit.

Kthehen në Durrës nga Tajlanda, Singapori e ku shkuan, kontejnerët plot helme.

Ia refuzoi Turqia, ia refuzoi Italia, ia refuzoi çdo vend.

Do të helmojë Durrësin, të gjithë në Durrës, të gjithë në betejë.

Është radha jonë.

Është radha jonë

Fitore, fitore, fitore!