Ballina Politika Edi Rama në New York, 30 mijë dollarë për një ndeshje basketbolli,...

Edi Rama në New York, 30 mijë dollarë për një ndeshje basketbolli, sa të paguhen 300 pensionistë për një muaj

65
0

Kryeministri Edi Rama është nisur në SHBA për një takim elektoral me përfaqësues të diasporës dhe simpatizantë socialistë në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas burimeve të gazetës Sot, Edi Rama ka marrë me vete një trupë të madhe patronazhistesh dhe funksionarë publikë, të cilët do mbushin sallën në qytetin e New Yorkut. Përveç ushtrisë së administratës kryeministri shqiptar ka marrë gjithë familjen e tij, bashkëshorta Linda, djali Zaho dhe vajza e Lindës, Rea. Vizita e kryeministrit shqiptar në New York dallohet për shpenzimet marramendëse të kryeministrit shqiptar, të cilat janë të ekzagjeruara, por dhe enigmatike përsa i përket sponsorëve që fshihen pas këtij financimi kolosal. Vetëm ndeshja e basketbollit ku Edi Rama ka qenë prezent me djalin dhe vajzën e Lindës bileta kushtonte 10 mijë Dollarë, gjë e papranueshme për një pushtetar shqiptar, që konvertohet në një vit rrogë. Padyshim që duhet të jetë Spak struktura hetuese për këtë fenomen, por është ulëritës fakti që një pensionist me 100 dollarë pension ndërkohë që KM shqiptar harxhon në një natë 30 mijë dollarë sa pensioni mujor i 300 pensionistëve.