Ballina Sport Elbasani dhe Skënderbeu bëjnë paqe, Laçi “i rrëmben” një pikë Tiranës

Elbasani dhe Skënderbeu bëjnë paqe, Laçi “i rrëmben” një pikë Tiranës

0
8

Barazim 1-1 mes Elbasanit dhe Skënderbeut në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për elitën.
Në minutën e 29-të, Rashica realizoi një gol mjaft të bukur, duke i dhuruar epërsinë korçarëve. Ndeshja u kthye në malore për mysafirët, pasi Prençi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak për një pjesë të konsiderueshme loje. Një gol me kokë i Gomes vendosi ekuilibrat, në shtesën e pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, takimi ishte mjaft i luftuar, por mungoi goli. Me këtë rezultat, Elbasani është në vendin e katërt, Skënderbeu në vendin e tetë.

Laçi barazoi 1-1 ndaj Tiranës në Korçë. Zharmuni, me golin e tij në të 42-tën, dërgoi bardheblutë në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep. Zharmuni ishte i pafat në fundin e ndeshjes, teksa autogoli i tij në limite bëri që kurbinasit të dalin me një pikë nga ky takim.
Tirana renditet në vendin e shtatë, Laçi e sheh veten në vendin e 10-të. Sfida e fundit e javës së 10-të është ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë.