Ballina Kronika Hapet llogari e rreme me emrin e një 22-vjeçari nga Shkodra, policia...

Hapet llogari e rreme me emrin e një 22-vjeçari nga Shkodra, policia ‘ngrihet në këmbë’

10
0

Një 22-vjeçar nga Shkodra ka denoncuar në polici një rast mashtrimi në rrjetin social “TikTok.” Sipas të riut, një person i paidentifikuar ka hapur një llogari duke përdorur emrin e tij dhe ka publikuar foto e informacione të pavërteta, të cilat kanë për qëllim ta dëmtojnë atë dhe imazhin e tij.

I riu mësohet se ka deklaruar se llogaria e rreme ka përhapur informacione që ai i konsideron shpifje dhe se ndjehet i shqetësuar për ndikimin që këto postime mund të kenë te miqtë, familja dhe shoqëria. Pas denoncimit të bërë nga 22-vjeçari, policia e Shkodrës ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur personin përgjegjës për krijimin e llogarisë së rreme dhe për përhapjen e informacionit të pavërtetë.